• |
ide | kryesore

“Tek Tirana sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin”: Ahmataj humb ndeshjen dhe pankinën

F1, Sport, Video



Tirana në kaos të plotë pas humbjes 2-1 në Korcë, që i ka dhënë fund edhe aventurës së Julian Ahmatajt në krye të bardhebluve, pas vetëm 4 ndeshjesh. 90 minutat kundër Skënderbeut treguan se problemet që ishin shfaqur me Memën, nuk ishin fshirë nga ardhja e Ahamataj. “Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin – tha tekniku elbasanas. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale.

Pas fitores në debutim dhe dy barazimeve radhazi, erdhi edhe humbja e parë dhe e fundit për teknikun elbasanas, që dështoi në eksperimentin e tij për një ofensivë pa pika referimi, ku Ngo’o e Dunga e nisën nga pankina. “Unë marr përgjegjësitë e lojës. Ne nuk duhet ta mbajmë me zor vendin e punës. Nuk mbahet kështu. Lojtarët japin maksimumin. Më mirë të marr unë nismën, të largohem, që gjërat të largohen. Ju thashë, që sapo vihet një trajner, mendohet si ta heqin” theksoi Ahmataj.

Gripshi frikësoi që në minutën e parë Likën, Pollozhani bëri provat gjenerale në goditjen e minutës së 6 që fishkëlleu pranë shtyllës, përpara se Skënderbeu të shënonte golin e avantazhit me Krasniqin. Gripshi, i pandalshëm nga mbrojtja bardheblu në minutën e 18′, i dhuroi një assist që sulmuesi nuk mund ta gabonte. Ahmataj bën prapaktheu, duke e parë skuadrën të pafuqishme: Celhaka e Ngo’o në fushë, për ti dhënë më shumë peshë të sulmit dhe një qendër të aftë të finalizojë. Vetëm se dëshira për të parë përpara ka lënë hapësira mes reparteve, që Ndeki e Krasniqi mund ti kishin shfrytëzuar. Lika ishte reflektiv dhe intuitiv në të dy rastet, ndërsa Tirana rastin e vetëm për të ndryshuar ndeshjen e kishte në minutën e 77′. Kolici ishte vendimtar, duke mbajtur avantazhin në fuqi dhe Ndeki edhe më shumë, për shënimin e një goli vrasës në të 87. Një gol i rëndë i sulmuesit, që korcarët ia kuptuan vlerën pas gjashtë minutash, kur Asani ngushtoi diferencën, por shumë vonë për të dalë me pikë, apo për ti shpëtuar pankinën Ahmatajt…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *