• |
ide | kryesore

Video/ Fitore pas 5 ndeshjesh, por Tottenham nuk e bind plotësisht Mourinhon

Sport, Video



Pankina e parë e Jose Mourinho me Tottenham e Spurs kthehen të fitojnë në Premier League, pas pesë ndeshjes radhazi pa sukses. Përfundon 3-2 kundër West Ham, mè Son në të 36’ që shënoi golin e parë të Spurs nën drejtimin e Special One. Portugezi vonoi vetëm pak minuta nga starti të jepte shfaqjen e zakonshme në pankinën që pati thënë se nuk do të ulej kurrë. Në përpjekje ti japë një drejtim sezonit gjithë hije të londinezëve, Mourinho e nisi me lëvizje me peshë në formacion: jashtë Eriksen e Sissoko, edhe pse pjesa e parë e ndeshjesh nuk u duk shumë ndryshe nga përfaqësimet e fundit të Spurs.

Lojtarët me kualitet nuk mungojnë e, në fakt, falë dy prej tyre tekniku portugez mundi të festojë për herë të parë: në të 36’ Alli në hapësirën mes linjave gjeti në vertikalizim Son. Koreano jugori driblon dhe goditi me të majtën, duke i hequr ankthin Special One në pankinë, që shpejtoi të përqafonte një pjesëtar të stafit. Kualiteti akoma protagonist edhe në golit e dytë të Tottenham dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Edhe këtë herë është Alli që nisi aksionin për Son, krosimi i të cilit është një ftesë që Lucas nuk e refuzoi.

E mbyllën mirë pjesën e parë Spurs dhe nisën të dytën po ashtu: goli me kokë i Kane lumturoi Mourinho në pankinë, por Tottenham nuk mund të harronte gabimet me Pochettino. West Ham provoi ti prishte festën portugezit dhe pas golit të Antonio në të 73’ edhe Pellegrini në pankinën tjetër nisi të besonte, vetëm se goli i Ogbonna, në të 6 shtesë, erdhi shumë vonë për West Ham. Mourinho doli nga fusha me një shprehje jo shumë i bindur, por të paktën i ktheu buzëqeshjen Tottenham në nivel rezultati, gjë që në Premier League nuk ndodhte që nga 28 shtatori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *