• |
ide | kryesore

Video/ Higuain “frikësuesi” i Atalantës, 121 gola në Serie A, 11 vetëm bergamaskëve

Sport, Video



Atalanta e vuri në provë të vështirë Juventus, por vetëm kaq, sepse zakonisht fati ndihmon më të fortët. Penallti e humbur nga bergamaskët, një barazim i rastësishëm dhe pastaj një skuadër e madhe në 20 minutat e fundit që fundos skuadrën e Gasperinit me tangon argjentinase Higuain-Dybala.

Gonzalo Higuaín arriti në kuotën e 121 golave, duke barazuar Mauro Icardi, në vendin e 50° si shënuesi më i mirë i historisë së Serie A. Jashtë stadiumit Geëiss Stadium duhet të vendosin një document ku ta shpallin argjentinasin ‘Non Grata’: Higuain i ka shënuar 11 gola Atalantës në Serie A, më shumë i ka shënuar vetëm Lazio (12). I kthyer tek bardhezinjtë, sulmuesi ka rigjetur formën e tij më të mirë: herën e fundit që ka marrë pjesë aktive në tre gola në të njëjtën ndeshje të Serie A, ka qenë në shkurt 2018, kundër Sassuolo.

Higuaín nuk shënonte e jepte assist në të njëjtën sfidë të kampionatit pikërisht nga ndeshja me Atalantën në mars 2018, duke ndihmuar bardhezinjtë të përmbysin disavantazhin e Gosens. Në fakt, Juventus është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (9) nga situata disavantazhi.

Bergamaskët kanë humbur edhe një penallti, me rezultatin 0-0 të neutralizuar nga portiere i Juventus. Bardhezinjtë kanë pësuar 4 penallti kundër këtë kampionat, aq sa pati kundër gjithë sezonin e kaluar. Në minutën e 90 shënoi edhe Paulo Dybala, që pagëzoi kështu 200 prezencat në Serie A me golin e 1-3, duke e cuar në katër bnumrin e golave të shënuar, tre nga të cilët në transfertë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *