• |
ide | kryesore

Video/ Inter i përgjigjet Juventus, demonstron forcën në Torino: Conte futet në histori

Sport, Video



Inter i Antonio Conte nuk ndalet as nën presionin e një fitore të ditur të Juventus dhe shkon të fitojë pikërisht në qytetin e rivalëve, kundër skuadrës tjetër, Torinos. Inter ka fituar 11 nga 13 ndeshjet e para të kampionatit: zikaltrit nuk kanë bërë kurrë më mirë në Serie A, duk e e arritur këtë rezultat vetëm në 1950/51. Asnjë trajner në historinë e klubit nuk kishte arritur ta conte drejt golit skuadrën në 13 ndeshjet e para të Serie A.

Zikaltrit kërkuan ta zgjidhnin sa më shpejt ndeshjen dhe e arritën me golat e Lautaros e De Vrij, që cuan të qetë milanezët në dhomat e zhveshjes. 0-3 në transfertë është një rezultat impresionues sidomos po të kesh parasysh se për herë të parë në Serie A zikaltrit kanë fituar shtatë transfertat sezonale. Argjentinasi Lautaro vazhdon të shënojë me rregullsi dhe që në fillim, tetë gola në të gjitha kompeticionet ka realizuar sulmuesi në 30 minutat e para të lojës, ndërsa në Serie A ky ishte goli i 6, që barazon shifrat e sezonit të kaluar.

Goli i tretë mban firmën e Romelu Lukaku, që shënoi kështu golin e 10 në kampionat. Vetëm një futbollist debutues ka shënuar po kaq gola në kaq ndeshje të Inter në kampionat: Stefano Nyers, në sezonin 1948/49. Lukaku ka shkuar në shifra të dyfishtë në tetë kampionatet e fundit, kështu që nuk është cudi, edhe pse Inter ka cuar 11 shënues të ndryshëm në gol: zikaltrit janë skuadra që numëron më shumë shënues në këtë kampionat dhe tani me 34 pikë, janë vetëm një larg Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *