• |
ide | kryesore

Video/ Neymar konflikt i ri me PSG: braziliani tërbohet pas zëvendësimit

Sport, Video



Në ndeshjen që pagëzonte kthimin e Neymar në fushë, pas dëmtimit të pësuar, Psg ka mposhtur Lille 2-0, me golat e Icardi e Di Maria, por braziliani doli nga fusha i tërbuar me teknikun Tuchel. O’Ney ka luajtur 65′ minuta pa dhënë asnjë shkëndijë në ndeshje e, në momentin e zëvendësimit, nga shkallët e ‘Parc des Prince’ nisën fërshëllimat për yllin brazilian, që ka marrë menjëherë drejtimin për në dhomat e zhveshjes, pa përshëndetur teknikun ose të ndalej në pankinë me shokët.

Gjesti i Neymar, tepër i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldo me Milan, është edhe pasojë e një raporti që duket se ka mbërritur në fund me Tuchel: trajneri gjatë javës e kishte kritikuar hapur për shkak se Neymar fluturoi drejt Madrid për të ndjekur turneun Davis Cup.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *