• |
ide | kryesore

Akuza për doping nga WADA: Rusia rrezikon të përjashtohet nga Olimpiada e Tokio 2020

Sport



Rusia rrezikon një përjashtim spektakolar nga Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, pas akuzave nga ana e Agjensisë botërore antidoping (WADA), sipas të cilës struktura mbi kontrollet antidoping në Rusi është konform normave ndërkombëtare. Në një komunikatë, WADA ka deklaruar se Komiteti i revizionit mbi konformitetin (CRC) ka rekomanduar pezullimin përsëri të Agjensisë antidoping ruse (RUSADA), kur Komiteti ekzekutiv i Komitetit të mbikqyrjes antidoping globale të mblidhet në Paris në 9 dhjetor. Nëse krerët e WADA do ta aprovojnë këtë kërkesë, Rusia rrezikon të ketë sanksione të ashpra, përfshirë ndalimin për të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios.

CRC ka formuluar akuzat pasi i ka kërkuar Rusisë të shpjegojë “inkoherencën” në të dhënat laboratorike dorëzuar nga Moska për hetuesit e WADA në janar. Zbulimi i plotë i të dhënave nga laboratori i Moskës ishte një kusht thelbësor për riintegrimin kontrovers të Rusisë në kompeticionet ndërkombëtare nga ana e WADA, vendosur në shtator 2018.

RUSADA ishte pezulluar për gati tre vjet për shkak të zbulimit të një sistemi të dopingut të mbështetur nga shteti, që përfshinte një manipulim sistematik për të shkëmbyer kampionët e kontaminuar në vecanti në rastin e Olimpiadës dimërore Sochi 2014. Rusia ishte përjashtuar edhe nga Olimpiada dimërore në 2018, edhe pse rreth 168 atletë u lejuan të merrnin pjesë me një përkufizim neutral si ‘atlet olimpik nga Rusia’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *