• |
ide | kryesore

Barella rrezikon një ndalesë të gjatë: rrezikon këputjen e ligamentit të gjurit

Sport



Antonio Conte rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë një nga pedinat më të rëndësishme të mesfushës: Nicolò Barella. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta në mesfushën e Inter, tani ankthi është i gjithi për gjendjen e ish-kaljeritanit që ka dalë nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Torinon, dukshëm me dhimbje.

Pasi goditi drejt portës së Sirigu, topi mbërriti përsëri tek ai e Barella provoi ta kthente në qendër të zonës me një goditje me takë, por pikërisht në atë moment është rrëzuar përtokë, duke bërë gjestin e këputjes së ligamentit. “Ndjeva një kërcitje” i tha më pas Antonio Contes, ndërsa drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke lënë të kuptohet se problemi lidhej me gjurin e djathtë.

Inter, për momentin, ka komunikuar se bëhet fjalë për një ndrydhje: në fakt është herët për të mësuar gjendjen ekzakte të zikaltrit, sepse duhen kontrollet specifike për të evidentuar shkallën e problemit, por ankthi është i madh. Frika është se mund të jetë këputur ligamenti i krociatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *