• |
ide | kryesore

Borussia, Sancho dëshiron të ikë: ndihet “turpëruar, i ngarkuar me faj e i pambrojtur”

Sport



Lamtumirë në janar, maksimumi në qershor. Ky është destini i Jadon Sancho, që nga ylli i përkëdhelur i Borussia Dortmund po transformohet në një të ndarë në shtëpi. Anglezi, që ka lënë Manchester City për tu transferuar në Bundesliga, e ka nisur sezonin me shifra të rëndësishme, por raporti i tij me shoqërinë e teknikun Favre po komplikohet, aq sa e ka bindur 19 vjecarin se ndoshta ka ardhur momenti ta mbyllë aventurën e tij në Vestfalia.

Sipas asaj që bën të ditur The Athletic, Sancho ndihet i “turpëruar, i ngarkuar me faj e i pambrojtur” nga Borussia, në disa situata që kanë ndodhur në muajt e parë të këtij sezoni. Si fillim përjashtimi nga grumbullimi, pas pauzës së tetorit, kur anglezi u kthye me vonesë nga impenjimet me Under-21 dhe mori qortimet e Favre, duke përfunduar jashtë për ndeshjen me Borussia Monchengladbach. Një situatë që tekniku u përpoq ta zbuste, duke thënë se dënimi nuk do të paragjykonte situatën e Sancho në formacionin titullar të verdhezinjve.

Por as një muaj distancë, erdhi incidenti i dytë. Ndeshja kundër Bayern Mynih përfundoi 4-0 për kampionët në fuqi, por Sancho pa nga fusha vetëm golin e parë, sepse në minutën e 36 Favre e zëvendësoi. E jo për motive fizike, por zgjedhje teknike. Sancho tani është duke e parë situatën me kujdes, sipas asaj që bën të ditur The Athletic. Të interesuarit nuk mungojnë: Manchester United e Liverpool në Premier League e Real e Barcellona në La Liga. Mundësitë janë të shumta, shanset për të qendruar në Dortmund të pakta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *