• |
ide | kryesore

Video/ Libertadores: River në avantazh gjithë ndeshjen, Gabigol e përmbys në shtesë

F1, Sport, Video



Kupa Libertadores 2019 është pronë e Flamengo, në shenjën e lojtarit më të pritur: Gabigol. Sulmuesi brazilian, në huazim tek klubi karioka nga Inter, vendos finalen në Lima që përfundoi 2-1 për Mengão. Mundet River Plate, që kishte udhëhequr ndeshjen për më shumë se një orë: në avantazh në minutën e 14′ nga Rafael Borre, i përgjigjet Gabriel Barbosa me një dygolësh në shtesë (89′ e 92′), përpara se të ndëshkohet me të kuqe në të 95′.

Estadio Monumental në Lima konfirmoi sezonin magjik të Flamengo e heroit të tij të ri, ai Gabriel Barbosa që nga objekt i mistershëm dhe i konsideruar një gabim i merkatos së Inter, është shndërruar në njeriun e vitit. Gabigol ka arritur kështu kuotën 40 gola sezonalë, duke vendosur edhe finalen e Libertadores, përballë River Plate që ishte gati të ngrinte lart trofeun për herë të pestë në histori e për të dytën herë radhazi. Por në minutën e 89 Gabigol barazoi dhe pastaj fiksoi përmbysjen në kohë shtesë, duke kujtuar finalen më dramatike të Champions League. E kush e di ku ndodhej kampioni brazilian në vitin 1999, 20 vjet më parë, kur ende nuk kishte mbushur tre vjec e Manchester United i Ferguson bëri të njëjtën gjë në Camp Nou, duke përmbysur në shtesë finalen e Champions League kundër Bayern Mynih.

https://www.youtube.com/watch?v=MMZIwDiBsqE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *