• |
ide | kryesore

Keni plane për sot? Mësoni a do ketë reshje dhe si do jenë temperaturat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë me diell e temperatura relativisht të larta e mbetur pas tashmë. Dita e diel vjen me reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel, kthjellimet parashikohen të pasohen nga dendësim i vranësirave. Reshjet lokale të shiut, nisin fillimisht në jug.

Gradualisht, prej orëve të pasdites e të mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin, me intensitet të ulët. Në jug, kryesisht në mbrëmje do të marrin intensitet mesatar me shtrëngata lokale.

Ajo çka vlen më tepër të theksohet, është intensiteti që fiton era juglindore. Përgjatë gjithë zonës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ajo do të jetë hera- herës e vrullshme.

Për të gjithë ju, që do t`ju duhet të udhëtoni përgjatë bregdetit të Jonit e në qafën e Llogarasë, në orët e pasdites e të mbrëmjes parashikohet stuhi ere.

Si pasojë, parashikohet det i trazuar, kryesisht përgjatë bregut të Jonit.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 4ºC deri 13ºC, zonat e ulëta 9ºC deri 22ºC, bregdet 13ºC deri 22ºC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *