• |
ide | kryesore

Meta i përgjigjet Ramës: Ke partner Xibrakën dhe Kolumbinë

Lajme, Të fundit

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama që etiketoi Kreun e Shtetit si “një të çmendur që ka frikë nga drejtësia që do të vijë përmes reformës”.

Rama fliste në komentin e tij se ishte në krah të partnerëve ndërkombëtarë të SHBA dhe BE, por nëpërmjet një statusi të shkurtër në rrjetin social, zëdhënësi i Metës, shkruan se “kryeministri i vendit ka vetëm një partner, Xibrakën dhe Kolumbinë”.

Blushi i referohet fshatit të Xibrakës në Elbasan, ku disa vite më parë u kap laboratori i parë (i përmasave të mëdha) i kokainës në vend. Në atë kohë eksponentë të opozitës e akuzuan drejtpërdrejt kryeministrin dhe vëllain e tij për lidhje direkte me këtë laborator të drogës.

Rama lajmëroi se do të prezantojë nesër në parlament paketën “anti- KÇK” (Kap ça të kapësh), një ligj special që do të godasë prokurë, gjyqtarë e të tjerë zyrtarë të korruptuar e të lidhur me krimin.

6 Comments

  1. Reformimi i reformes kur e kerkonte opozita konsiderohej tabu. Tani qe e kerkon Rama me kete KCK-ne asnje nuk reagon. Kjo eshte si puna e unazes. Fute pak doren gjoja per te ndertuar rrugen, dhe merre te gjithen per te lartesuar pallate. Pyetja eshte: Kush nderkombetar do e vere firmen per KCK-ne? Apo tanime nuk i rruhet as per fasaden?

  2. Likja thot Te gjithe duan Te ikin per pun ne USA. Vllai i Rams iveston ne xibrak ky eshte atedhetar jo ata qe paguajn nga 20000 $ per Te shkuar e punuar ne Amerik

  3. Nje pyetje per Edi Ramen.
    Kur Meta duhet te kete frike nga drejtesia qe po vjen atehere pse e vute president.
    Koha e marrezive. Po ty kush do te gjykoje vec popullit ???

  4. Blush kujdes me u ruajt se Te droguar e kriminel ka me shumic rilindja.. je baraz me saliun i urryer nga rilindasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu