• |
ide | kryesore

Një president në pub si tifoz: Zhang del nga monotonia për të parë Inter

Sport



Një tifoz mes tifozëve. Në pub në shoqërinë e një miku për të bërë tifo për Interin e tij. E tij, në këtë rast në plot kuptimin e fjalës, duke qenë se bëhet fjalë për Steven Zhang, presidentin zikaltër, të birin e pronarit të Suning e gjithashtu të klubit italian të futbollit.

Një mbrëmje e përjetuar si tifoz për numrin 1 intersit, që në fakt po shndërrohet gjithnjë e më tepër në normalitetin e Zhang, që këtë herë zgjodhi një pub milanez (FourFourTwo) për të ndjekur ndeshjen në transfertë kundër Torinos: ulur në tavolinën e tij, Steven Zhang ka festuar suksesin kundër formacionit granata, duke lejuar pa asnjë lloj indiference pyetje të ndryshme e kërkesat për selfie nga klientët e tjerë, duke përjetuar mbrëmjen zikaltër si cilido i apasionuar pas skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *