• |
ide | kryesore

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Përfundimi i këtij procesi i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pasi të kenë kaluar afatet ligjore për ankesat e mundshme të subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të dielën kërkesen e lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 382 pako me fletë votime që kanë arritur në Kosovë më 12 nëntor.

Rinumërimi i mijëra vendvotimeve ka zvarritur procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht edhe të ngritjes së institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta janë patjuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të ulen dhe të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Edhe diplomatët perëndimor po u bëjnë thirrje të dy partive fituese që të punojnë për themelimin sa më të shejtë të qeverisë së re e cila do të përballet me sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës./voa



2 Comments

  1. PCAVURE SHQIPTARESH SI THACI,HARADINAJ VESELI, ME SHOK MASKARENJE DUAN TE MARRIN DHE GJENE E FUNDIT TE KOSOVES NUK JANE NGOPUR DERITAN JO SE DO JETE MI I MIRE KURTI POR KETA MASKARENJET POLITI MAFJOZI THACI ME DATE 10 TETOR DUHET TI KISHIN HAPUR RRUGEN QEVERIS SE RE QE TE NISTE PUNEN POR PO MBULOJNE VJEDHJET QE KANE BERE KETA 12.VITE,KETA KRIMINEL LUFTE U KTHUEN NE KRIMINEL PAQEJE .MODELI EDIT FATOSIT,ENVERIT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *