• |
ide | kryesore

Raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit/ Pse u vonua ngritja e institucioneve të drejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vettingu.jpg



Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hartuar një raport për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, duke monitoruar procesin në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në marsin e këtij viti.

Pjesë e raportit është i gjithë procesi i ngritjes së institucioneve të reja; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi por edhe veprimtaria e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm si dhe veprimtaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ngritjen e KLGJ.

Në vlerësimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, pavarësisht nga të gjitha vonesat, pengesat dhe sfidat, reforma gjyqësore vijon të sjellë rezultate sa i takon krijimit dhe funksionimit të organeve të reja të drejtësisë.

Por KSHH vëren se një prej faktorëve për vonesat e zbatimit të reformës në drejtësi janë ritmet e ngadalta të vettingut.

“Një faktor tjetër ndikues në zbatimin e ngadaltë të të gjithë reformës kanë qenë ritmet jo dinamike të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, disa prej të cilëve ishin njëkohësisht kandidatë për institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë”, shkruhet në raport.

Komiteti shqiptar i Helsinkit vëren se “Pastrimi i sistemit filloi nga gjykatat më të larta, nga ku rezultoi se gati të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë u shkarkuan dhe një minorancë e tyre u dorëhoqën, ndërkohë që edhe Prokurori i Përgjithshëm dha dorëheqjen gjithashtu. Ky proces kemi mendimin se evidentoi se sa urgjente ishte reforma në drejtësi”.

Por nga ana tjetër emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj është penguar, duke krijuar një pengesë tjetër të aksesit në drejtësi të qytetarëve në një periudhë të konsiderueshme.



3 Comments

  1. E justifikojne punen keta te Helsinkit me kete artikull, pas gjithe kesaj kohe kur shteti s’kish gjykate kushtetuese, e gjykate te larte, e kur qeveria e ky kryeminister shperdoruan postin shteteror ne shume ligje e vendime kryeministrore, qe ishin anti ligjore, kur vendi u mbush me hashash, ku po vidhen fondet shteterore, e taksat e popullit me vendime anti ligjore,,,,,,Ku ishin keto organizata e perfaqesuesit europiane ne dhenien e opinioneve te tyre, por vetem meshihnin, e abuzonin me fjale ne perkrahje te ketij pushteti te diskriminuar. Tani, qe tendenca e ketij pushteti po arrin synimet e tije ne emerime e qellime te mbrapeshta ne gjuqesor e prokurori, keta vasale e pro qeveritare hidhen e bejne sikur po kritikojne menyren e vetingut apo e zgjedhjeve ne organet e drejtesise. Eshte shume vone, kalaja e drejtesise eshte therrmuar nga prapaskenat e hileqareve te qeverise, ne bashkepunim me servilet gjykates, prokuror qe ka korruptuar. Ta gezoi qeveria, se populli ku ka qene do jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *