• |
ide | kryesore

Sarri në telashe, del me tre dëmtime me peshë nga Bergamo: Ronaldo: “Çfarë carakteri djema!”

Sport



Ditën pas fitores së vuajtur në Bergamo kundër Atalantës, Juventus bën llogaritë e dëmtimeve e nuk ka vend aspak për buzqëeshje për Sarri. Sipas asaj që bëjnë të ditur bardhezinjtë në faqen e tyre zyrtare, si pasojë e kontrolleve në J Medical “ka rezultuar se Matthjis De Ligt ka pësuar një shembje në shpatullën e djathtë e ka nisur terapi rekuperimi”. I njëjti trajtim edhe për “Federico Bernardeschi, që ka pësuar një traumë në krahun e djathtë të kraharorit. Douglas Costa ka pësuar ndërkohë një shembje të muskulit gjysëmtendinoz të kofshës së djathtë e ka nisur trajtimin rehabilitues. Kohët e rikuperimit të plotë vërtiten tek 15 ditë.

“Akoma edhe njëherë, #finoallafine”. Paulo Dybala feston për fitoren e Juventus në shtëpinë e Atalanta, duke postuar një foto së bashku me Gonzalo Higuain. Një sukses me përmbysje, i formacionit të Sarri, që mban firmën e La Joya, autor i golit të tretë të bardhezinjve, pas dygolëshit të Pipita. Mungesa e madhe e ndeshjes në Bergamo Cristiano Ronaldo, që mbeti në Torino për të rikuperuar formën, nuk ka munguar në komplimentimin e skuadrës për rezultatin e arritur: “Karakter i madh, bravo djema!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *