• |
ide | kryesore

Sterling i vendos kushtin e çmendur Manchester City për rinovimin

Sport



Janë të shumtë zërat e lidhur me Raheem Sterling, sulmuesin anësor të Manchester City. Anglezi, protagonist i madh me fanellën e Citizens e me atë të Anglisë, është padyshim mes futbollistëve më të kërkuar në merkaton e futbollit. Për yllin 24 vjecar është folur kohët e fundit për rinovimin e e kontratës, një tratativë, që mund të jetë vendimtare edhe për qendrimin ose jo të trajnerit aktual.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, në fakt, Sterling mund të refuzojë të rinovojë kontratën me klubin e Citizens në rast se Guardiola do të largohet nga Manchester City. Në këtë pikë janë të ndryshëm zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të spanjollit në Bundesligë, tek Bayern Mynih, edhe pse tekniku e ka rinovuar kontratën e tij, duke dëshmuar dëshirën për të qendruar në Angli.

Për Manchester City, lamtumira e mundshme e Guardiolas do të sillte edhe atë të Sterling që, në këtë sezon, ka luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar 14 gola e duke dhënë 5 asist. Për momentin, kontrata e lojtarit me Manchester City është e vlefshme deri në verën e 2023, ndërsa ajo e Guardiola deri në qershor 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *