• |
ide | kryesore

Tërhiqet jahti nga porti i Shëngjinit, mister fati i kapitenit turk

Lajme, Të fundit



Jahti turk që u gjet i braktisur dy muaj më parë në bregdetin e Shëngjinit është tërhequr nga pronari i tij Nedim Akyuz, por fati i kapitenit Sezgin Yavuz vijon të jetë mister. Burime nga Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual bëjnë me dije për Dosja.al se është dhënë autorizimi që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij.

Përfaqësues nga ambasada Turke në Tiranë, avokati i pronarit të jahtit si dhe oficerë të policisë gjyqësore Lezhë kanë zbritur ditën e sotme në Portin e Shëngjinit për të vijuar me procedurat për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues.

Jahti luksoz u gjet i braktisur pak ditë më parë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz.Policia ka nisur hetimet për fatin e kapitenit të këtij mjeti lundrues, por nuk dihet asgjë për të.

Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *