• |
ide | kryesore

Video/ Frazë naziste direkt në tv, Van Basten kërkon ndjesë: “Më doli keq batuta”

Sport, Video



Një shkarje e shëmtuar në në ditën më të keqe. Pikërisht, kur në Hollandë futbollistët protestojnë kundër diskriminimit racial, Marco Van Basten, ish-ylli i madh i tulipanëve e simbol i futbollit botëror, ka artikuluar direkt në tv një frazë qartësisht naziste. Një gabim i rëndë për të cilin ish-sulmuesi ka kërkuar menjëherë ndjesë (“Ishte vetëm një batutë që më doli keq. Nuk doja të trondisja askënd”), por fakti mbetet: fjalët “Sieg Heil” (drejt fitores së sigurtë) u thanë live në televizion.

Në Hollandë, lojtarët e të gjitha skuadrave kanë bërë grevë në shenjë proteste kundër episodeve të diskriminimit racial që kohët e fundit përfshinë 24 vjecarin Ahmad Mendes Moreira, lojtar i Excelsior Rotterdam viktimë e fyerjeve të tifozëve të Den Bosch. Por pikërisht të shtunën, në përfundim të Ajax-Heracles, Van Basten ka artikuluar frazën e inkriminuar në studiot e Fox Sports: i dërguari i tv hollandez sapo kishte intervistuar në gjermanisht teknikun e Heracles, Frank Wormuth, e për ta përshëndetur i tha: “Sieg Heil”.

Van Basten kërkoi ndjesë pas pak minutash: “Nuk doja të trondisja askënd, doja vetëm të bëja shaka me gjermanishten e Hans (gazetari i fushës i Fox). E imja ishte vetëm një batutë e keqe”. Situata më pas mori përmasa, sepse në mbërmje një drejtues i emitentit televiziv ka dashur të distancohet nga ajo që ndodhi: “Shprehje e papërshtatshme. Jo vetëm sot që donim të jepnim një sinjal kundër diskriminimit, por do të kishte qenë e tillë në të gjitha rastet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *