• |
ide | kryesore

Video/ FSHB paralajmëron stuhi: Disiplina vendos të hënën, Daliu rrezikon përjashtimin

Sport, Video



Dhuna e ushtruar nga arbitrit të basketbollit Muho, në fund të ndeshjes mes Teutës e Tiranës do të ketë pasoja të rënda për Bruno Daliun, basketbollistin e bardhebluve, që nxorri KO Muhon, duke e goditur me grushte, deri sa e rrëzoi përtokë. Federata Shqiptare e Basketbollit ka paralajmëruar, përmes një komunikate për shtyp, se do të vendosë të hënën mbi ngjarjen, por tonet e përmendura në komunikatën e Federatës tregojnë qartë pozicionimin që ka ndërmend të marrë institucioni që drejton basketbollin.

REAGIMI I FSHB

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme. Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës. Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje.

Federata Shqiptare e Basketbollit



2 Comments

  1. Daliu nuk rrezikon thjesht perjashtimin, ai jo rrezikon por e ka te sigurt 1-3 vjet burg sipas ligjit.
    Por edhe disa zagare te federates se basketbollit duhen zhdukur sa me pare nga ajo federate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *