• |
ide | kryesore

Video/ Shuhen dritat e stadiumit: në Loro Boriçi ndërpritet ndeshja dy herë në 15 minuta

Sport, Video



Sikur të mos mjaftonte sfida delikate mes Vllaznisë e Teutës, gjërat në Loro Borici janë vështirësuar edhe më shumë nga ndërprerja e energjisë elektrike, që errësoi fushën e lojës, duke detyruar arbitrin e ndeshjes Ferataj, të ndalojë takimin dy herë në harkun e 15 minutave, situatë që ka nervozuar edhe lojtarët e dy skuadrave.

Problemet me sistemin e ndriçimit nisën që në minutën e 15’. Aksioni i Vllaznisë ndalet për shkak të ikjes së dritave. Edhe pse drita u kthye menjëherë, arbitri Ferataj priti deri në stabilizimin e ndriçimit për të nisur lojën, afërsisht pas 7 minutash.

Sfida e nisur në minutën e 22 megjithatë do të ndalonte përsëri pas 7 minutazh: këtë herë defekti ka qenë më i rëndë, sepse përvec ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Loro Borici” është ndërprerë edhe transmetimi i ndeshjes. Defekti ka mbajtur lojtarët në fushë deri në minutën e 37’ kur ka rinisur përsëri ndeshja në Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *