• |
ide | kryesore

Prapaktheu i shëmtuar i Ahmataj: nga akuzat tek ndjesa në pak orë

F1, Sport



Pa trajner mbrëmë, me trajner sot: një klub me ndërhyrje brenda dhomave të zhveshjes pas ndeshjes në Korçë, pa asnjë ndërhyrje pak orë më pas. Kjo është Tirana e parë nga tekniku Julian Ahmataj, që bëri prapaktheu, duke kërkuar ndjesë për ato që tha në të nxehtë, pas humbjes 2-1 kundër Skënderbeut, si pasojë e të cilës dha dorëheqjen me krenari, pasi shtoi se nuk e mban vendin me zor dhe se tek bardheblutë mendojnë të heqin trajnerin, sapo e caktojnë.

Tamam kështu nuk duket, sepse klubi nuk e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit, por ajo që bën përshtypje është se si një klub si Tirana, më i titulluari në vend, 24 herë kampion, e me një fanellë që peshon fort, mund të kapërcejnë një dalldi të teknikut, që në katër javët në drejtim të skuadrës kishte arritur një fitore, dy barazime e një humbje. Ndoshta, momentet pas ndeshjes të krijojnë mërzi e inate sat ë thuash ndonjë gjë, që në normalitet nuk do ta bëje, por kur fjala ka dalë nga goja e kur janë akuzuar lojtarë se ka nga ata që nuk e prekin topin fare, duhet menduar edhe si do paraqitesh të nesërmen në stërvitje.

Ndjesa është pranuar nga drejtuesit e klubit, edhe për të mos i shtuar një emër të ri pankinës sezonale: Tirana mbyll një sy, sepse tani vijnë radhazi kryesuesit Kukësi e Partizani, por kjo nuk do të thotë se harron: Ahmataj e rrëshqiti këmbën vetë, tani duhet të bëjë kujdes se tjetra mund ta rrëzojë përfundimisht…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *