• |
ide | kryesore

Allianz Arena, i kuq për Bayern, blu për Munchen 1860: këtë herë stadiumi ishte portokalli

Sport



Një fundjavë e vecantë, me të gjithë skuadrat që kanë dashur të japin një mesazh të fortë: “Jo dhunës ndaj gruas”. Shumë lojtarë të Serie A kanë zbritur në fushë, duke iu bashkuar inisiativës, e duke shenjuar fytyrën me një vijë ngjyrë të kuqe për të marrë pjesë në fushatë.

E megjithatë gjetjen më të jashtëzakonshme e kanë bërë në Gjermani. Bayern Mynih ka vendosur të marrë pjesë në fushatën ‘ZONTA Says NO’ kundër dhunës ndaj gruas. Mënyra e gjetur nga baravrezët ishte e vecantë, duke ngjyrosur stadiumin e tyre, Allianz Arena me portokalli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes kanaleve zyrtare: Allianz Arena do të ndricohet në ngjyrën portokalli nga ora 17 deri në 23. Eventi është organizuar me rastin e dutën botërore kundër dhunës ndaj gruas. Stadiumi i shoqërisë bavareze aderon kështu në fushatën e nisur nga lëvizja femërore ‘ZONTA Says NO’, që cdo 25 nëntor, nga 2012 deri më sot, ka organizuar evente të këtij lloji për të sensibilizuar njerëzit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *