• |
ide | kryesore

Berisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës për nisjen e protestave

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është për rikthimin sa më shpejt të protestave të opozitës. Sipas tij, protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.

“Jam i sigurt që opozita do t’u kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër, por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them.

Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD-së. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe.

Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij. Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë” – tha Berisha në RTV Ora. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne sinkron te plote dy maloket shpellare me kollare per protesta,po del se per cfare kane biseduar dy politikanet e korruptuar ne keto 25 vjet demokraci hall i madh I ka dale spaku dhe bkh po behen gati dhe keta duan destabilitet ambs rus u nderrua pikerisht tani

  2. Jo protestat, por edhe revoltat popullore jane pak ne keto kushte. Pergjumja e opozites eshte e pafalshme per te, sepse ndoshta shqiptaret e revoltuar do ta gjejne nje force tjeter per te realizuar aksionin final qe e kerkojme prej vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *