• |
ide | kryesore

De Laurentiis aprovon sanksionet: Allan humbet 50% të rrogës, Hysaj 25%, i vetmi që shpëton është Malcuit

Sport



20 ditë nga revolta e dhomave të zhveshjes post-Salsburg, vijnë të tjera gjoba për (gati) të gjithë lojtarët e Napolit. Aurelio de Laurentiis është në prag të kthimit nga udhëtimi për cështje pune dhe i ka dhënë mandatin bashkëpunëtorëve për të kaluar në aksion dhe të ndëshkojnë ata që u rebeluan nga urdhërit për grumbullim të dhënë nga shoqëria: kërkesa për dëmshpërblim është me 25% për të gjithë përvec Allan – për të cilin parashikohet një shtrëngatë – e Malcuit, që do të shpëtojë.

Situata e mesfushorit brazilian është më delikate sepse kishte arritur në kontakt fizik me Edoardo de Laurentiis: sipas La Gazzetta dello Sport, kërkesa ndaj Kolegjit arbitral do të jetë mbajtja e 50% të pagesës së tetorit, që ende nuk i është hedhur asnjërit prej lojtarëve. Allan do të humbasë kështu në një llogari të shpejtë, 200.000 euro në totalin e 2,5 milionë euro, një stuhi që i hap rrugën lamtumirës, nëse jo në janar, padyshim në verë: sezonin e kaluar mesfushori ishte pranë Psg, kushedi nëse këtë herë gjërat do të finalizohen.

Ai që nuk do trë humbasë asnjë euro Kevin Malcuit, që në momentin e revoltës nuk ishte në dhomat e zhveshjes për shkak të dëmtimit në ligamentin e krociatit që po e mban larg fushave për disa javë: francezi do të jetë i vetmi që nuk do të paguajë pasojat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *