• |
ide | kryesore

Dua Lipa i shpreh dashurinë Anwar në tapet të kuq (Foto)

Paparazzi, Slider



Dua Lipa u shoqërua nga Anwar Hadid në ‘American Music Awards’ për këtë vit.

Çifti po shijojnë romancën që nga qershori i 2019-tës, ndërsa debutimi i parë sëbashku në këtë event tërhoqi vëmendjen e medias rozë. Dua dukej më e lumtur se kurrë në krahët e Anwar, ndërsa i ka dhuruar një puthje këtij të fundit në tapetin e kuq. Në një prononcim të shkurtër për ‘Entertainment Tonight’, këngëtarja ka thënë: “Shoqëruesi im për sonte është i dashuri im. Është kaq i bukur, apo jo?” Lipa shihet qartazi që po e shijon në maksimum lidhjen me modelin e familjes Hadid, i cili është 4 vite më i vogël se sa Dua.

Artistja u vlerësua si e veshura më mirë në këtë event, ku dallonte me një fustan rozë të gjatë ngjitur pas trupit, të hapur në anë, duke shpalosur kështu gjithë feminitetin e mundshëm. Dua u ngjit gjithashtu në skenë për të performuar këngën e saj.



1 Comment

  1. enveri hadidi pallon dua-ne
    enveri eshte 4 vjet me i vogel
    kur te rritet enveri do e lere duane per ndonje me te vogel sic ja kerkon raca e babait palestinez
    ne fillim me hatixhene pastaj me aishene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *