• |
ide | kryesore

“Katër ambasadorë u thirrën në Paris”, Rama flet për mos hapjen e negociatave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama tha sot si dëshmitar se mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte rezultat i një konflikti të brendshëm duke rrëfyer se janë thirrur në Paris pak ditë më parë 4 ambasadorët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi për këtë proces.

“E kemi humbur këtë tren në 2019”, theksoi Rama por duke theksuar se do vazhdonte të bënte të njëjtën gjë në rast se vendimi do ishte pozitiv.

“Besoj që fakti që Gjermania konkludoi me një ‘Po’ të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme. Duke u përqendruar tek ajo po na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit për çeljen e negociatave të kemi një udhërrëfyes për procesin e integrimit europian.

Është fare e qartë nga ana tjetër se ajo që ndodhi natyrisht nuk mund të mos e trondiste opinionin publik dhe nuk mund të mos krijonte një ndjesi zemërimi, një pjesë ndaj qeverisë, një pjesë ndaj faktorëve të tjerë, brenda ose jashtë.

Ka shumë versione për këtë. Unë besoj se si dëshmitar i procesit mund të dëshmoj versionin tim që refuzimi në fund ishte rezultat i një konflikti të brendshëm që lidhet me divergjencat mes Francës e Gjermanisë për mënyrën se si duhet të reformohet BE.

Kaq e vërtetë është kjo sa që para pak ditësh në Paris janë thirrur 4 ambasadorë, i Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Shqipërisë. Janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me mënyrën e zgjerimit dhe mënyrën se si sipas Francës duhet të konfigurohet procesi. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, pavarësisht se si duhet të reformohemi, vendimmarrja ishte fryt i brendshëm në Këshillin Europian që ka prodhuar një divergjencë. Ne e kemi humbur këtë tren në 2019 në funksion të kësaj divergjence. Pavarësisht vendimit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër. Ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që duhet të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv.” deklaroi Rama sot në aktivitetin e organizuar për prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK (KÇK-Kap ça të kapësh). 

Pikërisht për të ilustruar këtë, ai solli si shembull reformën në drejtësi, për të cilën tha se nuk do ishte bërë kurrë nëse SHBA dhe BE nuk do ishin garant.

“Në procesin e shtetbërjes demokratike mjafton t’i referohemi reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi që edhe kështu jemi në një konflikt kurrë nuk do ishte bërë nëse nuk do ishte pjesë e këtij procesi. Kurrë nuk do ishte bërë nëse SHBA dhe BE nuk do ishin jo vetëm mbështetës por bashkudhëtarë, madje garant në këtë proces”, deklaroi kreu i qeverisë. 



4 Comments

  1. Po ti i hape qe ne 2017en negociatat…si ka mundesi ti mbyllen dhe te shtuan kushte per te plotsuar se kishte eu ceshtje te brendshme!!!!
    O kerme nxiir ligje per te shtypur miletin se ne eu as ke ne mend te futesh ti. Problemi eshte deri sa do mbaje siguresa….

  2. Aman se me ben per te vjell,,dhe me streson deri ne maksimum.ky te ben te thyesh televizorin si e kujton popullin ky maskara se i harrojne te gjitha keto qe ka ber thjsht te fuqizoi njerzit pran tyre.te dalt sić ja ben popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *