• |
ide | kryesore

Kili/ Gjendet e vdekur Albertina Martinez, kishte dokumentuar dhunën policore

Planet



Një vdekje tjetër e mistershme ka ndodhur në Kili. Pas Daniela Carrasco e cila u torturua, përdhunua e më pas u var në një pemë, gjendet e vdekur dhe Alberitna Martinez.

Albertina ishte fotografja që kishte dokumentuar protestat në rrugët e Kilit me aparatin e saj.

Ajo u gjend pa shenja jete dhe sipas një prej mediave Kiliane u gjend  pa kompjuterin  dhe pa kamerën e saj, prej të cilave ajo do të denonconte dhunën  policore drejt gazetareve femra dhe fotografëve.

Trupi i fotografes u gjend natën e 21 Nëntorit në një apartament. Albertina nuk kishte patur kontakte me familjaret prej disa ditësh. Gjithsesi ende nuk ka ka konfirmime zyrtare që kjo kjo ka të bëjë  me një vrasje, kjo është një pistë që investiguesit po ndjekin.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas gazetës argjentinase “El Carin”, goditje të dukshme thike janë parë mbi trupin e fotografes.  Prandaj është e mundur që Albertina është qëlluar për vdekje me thikë.

Çështja  e Daniela Carrasco, e quajtur ndryshe “El Mimo”

Çështja e Albertina Martinez  është ngjarja e dytë e mistershme e ndodhur në një periudhe mjaft të shkurtër në Kili. Vetwm pak kohw pasi u ndalua nga policia Kiliane, artistja 36-vjeçare u gjend e vdekur.

“Ajo është torturuar, përdhunuar dhe më pas e kanë varur në pemë”, shprehet një grup feministësh të cilët po marin pjesë në protestën që po ndodh në Kili.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *