• |
ide | kryesore

Ndeshja u shty nga shiu: tifozët e Lecce marrin në shtëpitë e tyre ata të Cagliarit

Sport



Ky është futbolli. Pas shtyrjes për shkak të motit të keq, të ndeshjes së fundit të javës së 13 të Serie A mes Lecce e Cagliari (ndeshja do të luhet sot në 15), tifozët vendas kanë shkuar në sektorin e atyre miq, për ti ofruar tifozëve sardë mikpritje për natën. Një gjest i bukur, sportiv, si tregon Ccn-Cagliari Calcio neës e që u bë menjëherë viral: “Sot fitoi humanizmi” ka thënë presidenti i salentinëve, Sticchi Damiani: “Një gjest i rëndësishëm që konfirmon zemrën e tifozerisë sonë”.

Ishin rreth 250 tifozë të Cagliari prezentë në Via del Mare e disa prej tyre kanë pranuar ndihmën e tifozëve verdhekuq. Një festë e sportit e mikpritjes, gati një binjakëzim nën mjegull, e sigurisht sardët do të dinë të shpërblejnë në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, Cagliari ka dashur të falenderojë tifozët me një tëeet: “Sfiduat distancën e shiun për të mbështetur ngjyrat kuqeblu. Për ju të gjithë, Faleminderit”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *