• |
ide | kryesore

“Prej vitesh jam i dashuruar me Mbappe”: Zidane po bën të pamundurën për ti rrëmbyer yllin PSG

Sport



Kylian Mbappe është ndoshta lojtari më i kërkuar i planetit, edhe pse tjetër është të dëshirosh sulmuesin e tjetër mundësia për ta marrë nga Paris Saint Germain. Që francezi është në majën e preferencave të Real Madrid, kjo nuk është më e fshehtë, në kohën kur merengues u përpoqën të gjenin një rrugë gjithë verën, për të arritur tek Mbappe.

Por sic duket historia do të përsëritet dhe ofensivën e ka nisur tekniku i Blancos Zinedine Zidane, që në vigjilje të Real Madrid-Psg ka deklaruar publikisht afeksionin e tij për Kylian Mbappé. “Me të nuk mund të thuhet se është një dashuri me shikim të parë – ka thënë në konferencë për shtyp – Ka ca kohë që jam i dashuruar me të! Prej vitesh, madje erdhi edhe këtu në Valdebebas të bënte një testim. Pòr nesër është vetëm një kundërshtar”.

Për të arritur tek Mbappe, janë hedhur në sulm edhe klube të tjera të rëndësishme europiane, mbi të gjithë Juventus, që është duke ndërtuar një strategji të tërë, vetëm në funksion të francezit, që shihet si lojtari që mund të marrë trashëgiminë e Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *