• |
ide | kryesore

Projektligji i ri/ Policia me pushtet të pakufizuar, përgjon dhe heton këdo

Arkiva, Kryesore, Lajme

Ligji i ri i propozuar nga qeveria për krimin e organizuar, parashikon që policia mund të përgjojë këdo pa një miratim të gjykatës apo prokurorit. Ky ligj i jep pushtet të pakufizuar policisë dhe cënon të drejtat e individëve.

Dyert që i hapen policisë pas votimit të ligjit 


Policia mund të marrë informacion nga kompanitë private të internetit,  telefonit dhe çdo informacion tjetër, qoftë edhe llogarish bankare, pa u dashur që prokuroria dhe gjykata të miratojnë përgjimin apo marrjen e të dhënave personale. Policia gjithashtu mund të kontrollojë fizikisht çdo person, vendet publike dhe të mbajë nën vëzhgim sekret këdo pa mandat.

Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart”, – thuhet në projektilin kundër krimit të organizuar, që qeveria do ta dorëzojë në parlament.

Me miratimin e këtij neni, policia ka në dorë çdo përgjim, çdo të dhënë personale për qytetarët, duke mos ju dashur asnjë miratim nga institucionet e tjera. Që përgjimet të kryheshin, deri sot duhej nje miratim nga prokuroria ose gjykata. Mundësia për të kryer veprime të tilla, pritet të shkaktojë debat të madh në vend, pasi për policinë nuk do të ketë më pengesa. Privacia mund ti shkelet çdokujt edhe pa arsye.

Çfarë parashikon ligji kundër krimit të organizuar që propozon qeveria: 

— Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.

— Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territorti të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.

— Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.

— Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

— Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

— Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit.

©LAPSI.AL 

14 Comments

  1. Sa pa hyre ne fuqi ligji tu djegte fara ty, Velise, Lleshit, Tao-taos………………………………………………………………………………………………… !

    1. Asnjehere se moret serizosht Ramen. Gaboheni rende. Rama do ta mbyse anijen me te gjithe ju e vete do ti hipe varkes se shpetimit. Dhe kjo do te jete hipoteza me fatlume se varianti tjeter eshte ai i skllaverimit total te gjithe pasgjereve. Good luck.

  2. Beje ligj Te ngrihen gjukatsit ne lagje e ne çdo fshate dhe njerzit Te denohen nga kryetari i keshillit dhe sekretari partis leria xhafes kete pun se ka eksperienc nga e kaluaara

  3. Shtet i mirefillt policor , te tjerave do ja degjoni krismen me vone . Ta gezoni rilindjen Shqiptar .
    Tani revolucioni ne kete vend eshte nje domosdoshmeri , eshte prioritet apsolut i elites se vendit .
    Zoti e mbrofte kete vend .

  4. MIRE ARKITEKTA PO TANI POLICET TANE DO JENE EDHE PROKUROR EDHE GJYQTAR .
    VETE ZOT E VET SHKOP . RROFTE PARTIA E KURVAVE MAVI .

    1. Dele qofsh ti qe more arratine e tani shkuan nga p.i motres…mbulle gojen qelbesire, po ta mbajti hajde ketu fol, ndrysh ik e laj pjatat se te bertiti afendikoi!

  5. O BASHA ÇA PRET OR KAR ME ZILE , ORGANIZOHU SA ME PARE SE NDRYSHE KY I HYRI NE SHTEPI ÇDO SHQIPTARI . SA MESHUME QE KOHA KALON AQ ME VONE ESHTE .

  6. Nje popull qe fle gjume eshte i destinuar te shkoj ne te semes. Ate qe nuk e bene dote armiqt e ketij populli ne shekuj e beri KARIzmatiku ne 6 vjet, hallall sisen e babait.

  7. Kjo eshte permjerja me e madhe e reformes ne drejtesi. Qellimi i reformes ishte t’i hiqte sa me shume kompetenca prokurorit ne favor te gjykates, per te shmangur abuzimet. Prandaj u adaptua edhe gjykatesi per hetimet paraprake. Keta arrijne me kete ligj deri ne piken ku nuk pyesin me jo vetem per gjykaten, por as per prokurorin. Kjo eshte gozhda e fundit ne arkivolin e drejtesise. Drejtesia ne dore te saje qorrit, fatmirit te agronit, qofte edhe te flamur nokes po te doni. Me kujtohet sesi ulerinin rilindasit kunder ligjit antimafia te Saliut, qe i jepte te drejte GJYKATES(jo policise) te sekuestronte pasuri te dyshuara te krimit pa u vertetuar fajesia. Atehere flisnin per te drejtat e njeriut dhe nuk benin keq. Po tani ku jane futur minjte e ndyre? Me siguri poshte tavolinave te krimineleve qe do laje hesapet me kundershtaret permes ketij ligji. Rame nga shiu ne zjarr

  8. o Ti ec aty o buuuur ta shkerdhfte Kina robt o baxhelle mavi. Vij dhe aty ku je ti por do te rrjep si kec me soj e sorrollop. Silli njehere grate e shtepise se do tja laj mire taven atyre

  9. Kesaj rradhe ma publikoni sms mos ma censuroni!!
    Pakti Rama-Basha nuk eshte gje tjeter vecse pakti PS-Rilindje-Komunizem!!
    Me ket paket arritem ne komunizem dhe i vetmi person pergjegjes per kete nuk eshte Edi Rama se ai po kryen veç misionin e tij, personi pergjegjes eshte Lul Basha qe po tradhton gjith popullin Shqiptar, duke mos e hudhequr neper protesta deri ne rrezimin e diktatures se Edi Rames, por duke u strukur neper vrima dhe duke e ndihmuar ate ne misionin e tij!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu