• |
ide | kryesore

Rama flet për raste rrëqethëse: Plagë nga sistemi i kalbur i drejtësisë. Kush do përfitojë amnisti

Arkiva, Lajme, Të fundit

Teksa është ndalur sot në ditën kundër dhunës ndaj grave, Edi Ramanuk ka lënë pa shigjetuar atë që e ka cilësuar si plagën e madhe që kemi si pasojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë në vend, që dhunuesit e grave i shpall të pafajshëm.

“Dy fjalë lidhur me momentin ku jemi për ditët e fushatës kundër dhunës ndaj grave. Pa dashur të marrë kohë me fjalët e përgjithshme dua të theksoj se edhe në këtë aspekt përsëri plaga e madhe e krijuar nga një sistem drejtësie i kalbur dhe korruptuar prek direkt integritetin fizik dhe dinjitetin e grave. Janë rrëqethëse dhe jo të pakta rastet kur dhuna ndaj grave ka kaluar mes sallës së gjyqit dhe dhunuesit janë shpallur të pafajshëm. Ashtu sikundër janë rrëqethëse rastet e përsëritjes së dhunës nga të njëjtë persona që kanë dalë të pafajshëm para gjyqit dhe janë rikthyer në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës” – tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një aspekt që prek të drejtën në këtë vend do të adresohet me siguri me më shumë drejtësi nga sistemi i ri i drejtësisë.

Ndërkohë, sipas Ramës, Ministria e drejtësisë dhe specialistët janë angazhuar për të rishikuar legjislacionin dhe për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo në aspektin e masave por edhe në aspektin e mbështetjes ndaj tyre.

“Ministria e Drejtësisë me ekipin e saj janë duke përgatitur projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë në radhë të parë nevojën për të lehtësuar gratë e dënuara dhe më të moshuarit bashkë me to”- tha ai.

9 Comments

  1. Ta mendosh, kulmi eshte! Nje specie dykembeshe qe ka rrahur vete grate, flet per dhunen ndaj grave!!! Hapu dhe te futemi! Ne cfare niveli ka rene krahina autonome e Arnautistanit Lindor! Vari K!

  2. Lindore e ke dhe merkelin xhan.dhe merkeli me sorosin kane 20 vjet qe na qin ne bythe. Evropen po e po por edhe neve

  3. More ky flet per paturpesi posi ka mundesi kaq gomer i quan shqiptaret sa te besojne akoma edhe ke pale nje njeri qe e mbushi vendin me drog dhe krim vjen tani dhe ben heroin oh si nuke perpin dheu o faqe zeze shqiperi ke ke per km

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu