• |
ide | kryesore

Rama: KÇK organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh shërbëtorë apo tutorë të krimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama foli ashpër ndaj prokurorëve e gjykatësve, ndërsa prezantoi masat paketën speciale kundër krimit të organizuar. Rama e konsideroi KÇK (Kap ça t’kapësh) një organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh që janë shërbëtorë, ose edhe tutorë të krimit të organizuar.

“Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar si autor veprash penale të rënda. se thuhet qeveria qeveria, Rama Rama, etj … por nëse do të shohim tablonë e sotme qeveria dhe institucionet tona janë në pararojë, dhe nuk luftohet dot krimi e korrupsioni nga një dorë, duhet 3: Pushteti ekzkekutetiv, prokuroria e gjykata.

360 pafajësi për të arrestuar si autor veprash penale të rënda. Pra, e kanë marr vrasësin dhe e kanë nxjerr të pafajshëm me revole dhe ka shkuar kryer vrasje prap.  Para pak ditësh një nga eksponentët kryesor të krimit ishte në sallën e gjyqit dhe policia e shtetit kishte marr në mbrojtje një familje të një të penduari, që kishte rënë dakord të bashkëpunonte me shteti, dhe që ky i penduar të ishte në krahun e shtetit. Në seancën e parë, gjykatësi e liron në sallë kriminelin, hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, autori i vrasjes së 4 policëve, pak javë më parë rasti i tjetërsimit të 1.5 mln metra katror, pronë shteti e hipotekuar, a mund ta japësh sikur është e lirë e s ka njeri.” tha Rama ndërsa u ndërpre të komentojë zërat që thonë ‘shpejt u kujtove, politika është katandisur në kloun.

“E ndesh gjithmonjë, por kur e kemi nisur ne luftën për reformën në drejtësi, në 2013, sepse kur thonë shpejt u kujtove, harrojnë që flasim për mekanizma shtetërore, është një shtet që duart i ka të prera, prokurorinë e gjykatën dhe reforma në drejtësi, nuk e di c kanë pritur njerëzit, por nëse nuk e kuptojnë që ajo që po ndoh eshtë e jashtëzakonshme duhet të shpjegojmë që në burg te fut drejtësia, një sistem i tërë dhe policia e shkretë ka marr mbi vete baltë pa fund, ndërkohë që ka kryer më mirë detyrën e vet. po c të bëjë policia kur prokurori se hap fare cështjen penale. Dhe ky sistem nuk bëhet për një muaj duhet durim.

Cfarë po bëjmë sot, e bëjme se ky është momenti për ta bërë, tani janë krijuar kushtet, deri dje oligarkia e sistemit të drejtësisë dominonte cdo gjë e s’merrej njeri me ta, sepse ishin pushtet i pavarur, ndërkohë që sot jemi ne fazën e çmontimit. kush thotë që këta thjesht u pushuan nga puna gabon. Vettingu është për të pastruar sistemin e të vendosen aty njerëzit që do të luftojnë e ata që dalin si të papunë sot, kthehen në të akuzuar nesër. Por e gjithë kjo sot do të quhet propagandë. Na takon ne të bëjmë një hap më tutje me kurajo e vendosmëri dhe vijmë te KÇK.

Është organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh që janë shërbëtorë, ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Një kancer në sistem që me vettingun ka hyr në fazën e vet me agresive. Janë njerëz që e dinë që s kanë asnjë shanc të kalojnë vetingun. Sot nuk e kanë më jetën para, në karrierë, po kohën para vettingut. Motoja e tyre, dhe nuk është fantazi, e kam dëgjuar vërtetë, është : Kap ca të kapësh, e kam dëgjuar nga ata” u shpreh Rama, ndërsa solli sërish në duar rastin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji.

“Rasti i Durrësit është shumë flagrant. Në një makinë u gjendën bashkë, prokurori e një eksponent krimi, dhe në bagazh dokumentet e vjedhura të prokurorisë ato që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronit kundër reformës në Drejtësi Donika Prelës.

Cfarë të bëjmë ne në këto kushte, të rrimë të presim vettingun e këtyre? Për shkak se kanë shpatullat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme frike e kujdesi

Ca duhet të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipoteken e Vlorës e policia nuk vepron, sepse prokuroria e gjykata nuk vepron.” vijoi më tej Rama.



20 Comments

  1. Une nuk e di se ç’intrig po thur ne mendjen e tij meskine dhe ç’qllim ka i gjithe ky skenim nga i gjati ine . Por nje gje eshte e sigurt , mbrapa çdo propagandimi te tije me tam-tame eshte nje vjedhje e madhe ose nje kapje e madhe e shtetit . Ketu jemi e do te shohim , por une jame i bindur ne kete qe them . Koha e ka vertetuar lakuriqesine dhe paskrupullitetin e ketij perbindeshi .

  2. Si cdo diktatur qe nuk e do njeri por e kerkon koha dhe kjo e ketij…. sikur mos te ishte tepruar me babezi, me militantizem, me pabesi veprimet e ketij kokloqes do quheshin te

  3. Edhe pse kame shume dyshime ne sinqeritetin tend , se e ke treguar qe tjeter thua e tjeter bene , kisha nje pyetje : Po me KLSH çdo te beshe , se ajo eshte nje tjeter vater infeksione e rrezikshme per te mos thene qe eshte me e rrezikshmja . KLSH (kontrolli i larte i shtetit) dhe OPGJ (policia gjyqesore) jane kangrena e ketij vendi. Duhet ta fillosh me keto te dyja nese do qe te beshe drejtesi .

  4. Keyeministri Gjykates I Gjykatesve dhe Prokuror I Prokuroreve.

    Ky Qelbesire qenka me I NDERSHMI

    Mori fund kjo pune.

    Udheheqesi Suprem I Koncesioneve, themeloi Diktaturen

  5. KryeM….
    Po kap cdo qelize te shtetit. Me krijimin e ketyre institucioneve puneson militante e PS dhe do e perdori kunder opozites Duke e terorizuar ate per te trembur popullin opzitar per te MOS mar pjese ne protesta . Nje gje eshte e sigurt cdo gje qe ben kryeM….. nuk e bene me qellim te mire per shqipetaret . Me kete ai po istalon diktaturen me te eger se E. Hoxhes

  6. Te fliste nje njeri i paster, do e besoja. Por te dala nga goja e nje grykesi, booh…!!! Por ne kete vend dihet, prapaganda perparon.

  7. Cdo gje behet per te mbuluar vjedhjet gjigante.. Kck farse e pa skrupullt dhe bajate.
    Cdo i trashe e kupton pse jargavitet ky me 4 apo 5 vete bisht.
    Nuk kane ku e cojne topin.
    Tik tak

  8. Ne ke shtet normal del Kryeministri dhe flet keshtu per gjykates e prokurore, dhe pse eshte vertete qe ata jane nje nga problemet kryesore te gjendjes se krijuar atje.Ti ke Partine te mbushur me Kacake e bandite , pastro ate njehere pastaj merru me sistemin e drejtesise i cili eshte eshte pusgtet i pavarur nga ty , kuptohet ne leter se realiteti eshte ndryshe.

  9. Ore mashtrus i semure po kta KCKte sa dosje te kan mbyllyr ty dhe hajdutve te tu deri tani mor qelbesire. Ti ke 20 vjet qe jeton e mbush hundet me zhvatjen, gjobat dhe vjedhjen qe i ke bere milletit. Meri dhe nji dore leke erjonit dhe zhduku o i cmendur..fundi kot dihet

  10. Shpellaret sot nuk I kane vendosur pseudonimet kur kane komentuar,por nje lexin te thjeshte te komenteve kupton stalinin zigurin jurin xixa fax neri Al labi byroisti i pd,cfare mund te thuash,nuk e ka me ju rama por me mhill fufin dhe bastardet e salihut likes lulzimes ne sistemin e drejtesise

    1. Ja dhe sigurimsi i portalit do nxjerri sufllaqen per sot. Me “i paemer” ska si mba shenim emrat te blloku…hall i modh

  11. Pipipim, Papapam, Pupupum. Qe te gjithe jane fajtore, qe te gjithe nuk e lejojne te futet ne BE, qe te jithe e pengojne qe ta beje popullin te haje me luge te florinjte, vetem ky nuk ka asnje faj sepse ka shume vizion. Tani duhet nje polici e besuar qe t’i jape llogari vetem ketij dhe ne fund do e shikoni. Harron qe nje dite dy metra dhe do zere si gjithe te tjeret, por mund edhe ta zhvarrosin si paraardhesin e tij.

  12. Te gjithe KCK-istet ne prokurori e gjykata qe nga 90 -ta ( te marre sebashku ) nuk kane zhvatur sa ne nje koncession te vetem. Pastaj shumica e dosjeve te grumbulluara jane ne raportet e individit me shtetin pra per faj te administrates. Po KCK-ja e prej mbi 150 molion euro per pagesa per punobjesit e nxjerre padrejtesisht nga puna,po KCK-ja e prej 13 milion euro per pallatin e prishur ne kundershtim me ligjin ne Vlore ,po KCk-ja e unazes se re ku per 40 milion euro ishte firmosur kontrata me dokumente fallco dhe vetem rezistenca e banoreve i shpetot po KCK qe sipas raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit ( si organ i ngarkuar me ligj per kontrollin e shpenximeve) vetem per vitin 2018 abuzimi me buxhetin i kalon 1 miliard euro, po KCK -ja e mbi 40 mije punonjesve buxhetore si fryrje e organikave vetem per punesimin e militanteve, po KCK etj etj etj etj qe duhet nje roman 4 vellimesh per ti perfshire te gjitha si i behet. I gjithe shteti eshte kthyer ne nje KCK te stermadh dhe vetem nje termet 100 ballesh mund ta shkuli kete korrupsion kapilar. Kush do ta beje kete termet? Ufot ?

  13. Le mos u merni me ata servilet puna esht me shkule prej venit ate mjekerr cjapin se ai i ka bandat more vllezer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *