• |
ide | kryesore

Rama kundër opozitës: “S’kanë parë gjë akoma. Paketa AntiKÇK më agresivja kundër krimit.

-Instant, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se paketa AntiKÇK do të dublojë SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në Twitter, Rama shkruan se kjo paketë është më agresivja që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në 30 vjet, kundër krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.



7 Comments

  1. Bravo Rama. Dikush duhet ta merrte situaten ne dore ne Shqiperi. Mos u kthe mbrapa, nderto shtet me cdo kosto, cdo rruge tjeter ka me sh kosto

  2. Del aty per show. Tregon atletet 1000 euro mjekren si cjap shyte.
    Me poza e perdredhje. Ajo nisme bie ndesh me drejtesine e re per luften ndaj krimit e korrupsionit.
    Keto qe thote ky jane alla Haxhi Qamilce. Rrumpallje.

  3. Nuk ke faj o qen rrugesh: E bleve
    opziçken me prate e vjedhura shqiptarevet
    e prandaj leh me tërbim, e jarge. Ptuh! Kellire!! Dardha e ka bishtin prapa. Ne te semés do shko shitur. ..

  4. Delet e partise rrine gati tu ne karrige me duart e mbledhura mbi gjunje. Degjojne monologun dhelpra dhe rrushte nga nje aktor dale boje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *