• |
ide | kryesore

Rebic, Biglia e Kessie me celularë para Milan-Napoli: polemika në rrjetet sociale

Sport



Ka shpërthyer në rrjetet sociale cështja Rebic, Biglia e Kessie. Para Milan-Napoli, të tre janë kapur në telekamerat ndërsa ishin duke u marrë me telefonët e tyre celularë në dhomat e zhveshjes. Sjellje që ka bezdisur shumë tifozët kuqezinj duke formuar menjëherë një stuhi të vërtetë polemikash në rrjetet sociale. Në detaje imazhet e tre lojtarëve me shikimin të fiksuar mbi smartphone (Kessie në realitet vetëm mban në dorë aparatin) janë interpretuar nga shumë tifozë si një mungesë profesionalizmi ose përqendrimi. Mbi të gjitha, duke parë rendimentin në fushë të Biglia e Rebic, të zëvendësuar gjatë ndeshjes nga Pioli.

Një tërbim i ndezur në rrjet, me komente të forta e akuza. E gjitha nga ato pak sekonda që telekamerat filmuan në dhomat e zhveshjes së Milan pak momente para ndeshjen me Napoli. Tani lojtarët kanë përfunduar nën akuzë, e duke patur parasysh sip o shkon sezoni i Milan është e thjeshtë të vihesh në shënjestër. Në kohën e rrjeteve sociale mjafton edhe një foto. E tani e dinë mirë edhe Biglia, Kessie e Rebic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *