Roja bregdetare, e ndihmuar nga gomonet e policisë kufitare, ka vazhduar kërkimet të dielën në det edhe për 13 migrantë të tjerë për të cilët besohet të jenë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur të shtunën.

Radioja shtetërore RAI dhe agjensia e lajmeve ANSA, që raportojnë nga ishulli italian, thanë se shtatë trupa u transportuan në breg, përfshirë trupi i një gruaje.

Autoritetet thanë se 149 migrantë u shpëtuan pasi anija u përmbys. Të mbijetuarit u thanë fillimisht autoriteteve se në bord kanë qenë 169 persona.

Roja bregdetare tha se një qytetar i ka lajmëruar ata të shtunën se një varkë ishte duke u fundosur. Anija është përmbysur pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë valëve të larta deri në tri metra.

Siç thuhet, migrantët kanë udhëtuar me një varkë të papërshtatshme, të nisur nga trafikantët me njerëz me qendër në Libi.