• |
ide | kryesore

Selena stonon në skenë, ndjekësit e masakrojnë me komente

Paparazzi, Slider



Selena Gomez performoi e para në American Music Awards jo një, por dy këngë. Gjatë njërës prej tyre, sipas “ekspertëve” të internetit, ishte tërësisht e stonuar. Bëhet fjalë për refrenin e “Lose You to Love Me.”

Sidoqoftë, në refren Selena thotë: “Më premtove botën dhe unë të besova / Të vura të parin dhe ti më adhuroje / I vure flakën pyllit tim / Dhe e le të digjej / Stonove në refrenin tim / Se s’ishte i yti.”

“Selena Gomez stonoi në referenin e vet,” shkruan dikush në Twitter. “Po shoh rastësisht AMA-s dhe Selena Gomez po këndon dhe… s’e di… më kuptoni çfarë dua të them… ka hequr shumë këto kohë, bekuar qoftë! Ndoshta ishte shumë herët për t’u ngjitur në skenë,” shton dikush tjetër.

Fansa të këngëtares apo optimistë ia vunë fajin departamentit të audios. “Çunat e audios duhet të vijnë në vete. Ajo as po stononte, asgjë,” shkruajnë të fansat. Krahasojini vetë. Ja ku është versioni i studios.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *