• |
ide | kryesore

Shtatë javë pa fitore: Teuta e Shkëmbi nuk gjejnë zgjidhje për golin

Sport



Nëse mbrojtja funksionin, për Teutën mungesa e golit është kthyer në një sindromë të vërtetë, nga e cila Bledi Shkëmbi nuk po gjen dot kurë. Në Loro Borici, durrsakët vuajtën të njëjtën situatë, që i ndalon të shkojnë në pikën për të fituar ndeshjen. 8 gola në 13 ndeshje kanë shënuar bregdetarët dhe mjafton kaq për të kuptuar se në listën e golashënuesve nuk mund të ketë asnjë prej sulmuesve të Teutës.

Dy gola kanë vetëm Kallaku e Avdyli, duke konfirmuar kështu mungesën e një lideri përpara, të aftë ta bëjë skuadrën të fitojë. Ishte menduar se Nikac mund të ishte pika e referimit, por vetëm një herë malazezi ka shkuar në gol, duke humbur pikë edhe në besimin e teknikut. Në 13 ndeshjet e deritanishme, durrsakët kanë patur të njëjtin raport konstatn me golin.

Për fat, prapavija ka treguar se mund të mbajnë: vetëm 7 gola të marrë, që e bëjnë mbrojtjen më të mirë të kampionatit, por që vlen vetëm për vendin e 7 me 19 pikë, dy më shumë se shkodranët me të cilën barazuan në Shkodër, natyrisht pa gola.

Një zgjidhje për këtë situatë vështirë se Shkëmbi mund ta japë përpara janarit, ku merkato është mundësia për të gjetur një lojtar të aftë të bëjë diferencën, vetëm se janari do ende shumë për të ardhur dhe pa shënuar, as fitoret nuk vijnë dhe këtë e dinë mirë tek Teuta që nuk fitojnë prej 7 javësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *