• |
ide | kryesore

Sot zgjidhen tetë anëtarët e SPAK, ja 8 prokurorët që marrin detyrën

Arkiva, Lajme, Të fundit
vettingu-1-635x356 (1).jpg



Plotësimi i Kushtetueses me 4 anëtarë të rinj nuk e ndryshoi situatën e kësaj gjykate, që i duhen së paku 6 gjyqtarë për të marrë vendime.

Vendosja në funksion e Kushtetueses është parë me rëndësi edhe nga ndërkombëtarët dhe është konsideruar jetësore për zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara nga politika.

Anëtarët që do të zgjidhen për Gjykatën Kushtetuese do të marrin në shqyrtim çështje të rëndësishme, si ajo e shkarkimit të Presidentit apo dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve, që shkaktuan një debat të gjatë pranverën e këtij viti. Procese të tjera të rëndësishme presin krijimin e kësaj gjykate për të marrë një përgjigje. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në gusht të këtij viti kërkoi nga Kuvendi dhe Presidenti shpalljen e vakancave të reja për Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht, asnjë nga institucionet nuk ka shpallur lista me kandidatë, që do të shqyrtohen më vonë nga KED 2020. Gjykata Kushtetuese u shkri pas procesit të vetingut, të cilin anëtarët e kësaj gjykate nuk arritën ta kalonin. Vetingu, si pjesë e Reformës në Drejtësi, me largimet nga sistemi vështirësoi punën e institucioneve të reja për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që ende ka në përbërjen e saj vetëm Ardian Dvoranin.

SPAK

Ndërkohë, ecuria e Reformës në Drejtësi ditën e sotme do të shënojë një hap historik, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrejë në detyrë 8 prokurorë të posaçëm, duke ngritur kështu Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK. Me emërimin e prokurorëve, KLP bëri të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

“Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.

LISTA E ANETAREVE TE SPAK

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda /panorama



3 Comments

  1. NGA NJE MUT I MADH DO NXJERRIN 8 COPA MUTI POR QE PER EVROPEN KURVE NUK JANE MUT POR MJALT . MJERE SHIPERIA

  2. E para e punës, megjithë këto probleme të shumta të shkeljeve flagrante të ligjit nga shumë zyrtarë të lartë, do të duhej të kishim 28 e jo 8 antarë të kësaj strukture.
    Së dyti, do të shohim se sa “e pamavarur” politikisht do të jetë kjo strukturë e posaçme, do të filloje me dosjet e shumta të kësaj qeverie që janë shtuar çdo ditë, apo do të fillojë me opozitën për të gjykuar edhe njëherë Gërdecin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *