• |
ide | kryesore

Vetëm ar dhe diamantë/ Si u vodh gjatë natës thesari në pallatin mbretëror të Dresdenit (FOTO)

Lajme, Të fundit



Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve që gjatë natës realizuan atë që mund të quhet “vjedhja e shekullit”. Bëhet fjalë për hyrjen në pallatin mbretëror të Dresdenit të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliard dollarë. Hajdutët arritën të futen në brenda pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike që nuk çmohen, por që mund të arrijnë deri në 1 miliard euro. Kjo duket si grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot.

Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre. policia ka bërë një lutje ndaj hajdutëve që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë. Kështjella e Dresdenit tashmë shërbente si një muze dhe mbante një nga koleksionet më të mëdha të thesareve në Evropë.

Nga kamerat e sigurisë shihen 2 persona, por policia tha se mund të ketë më shumë njerëz të përfshirë. Hajdutët vodhën të paktën 3 arka bizhuterish të paçmuara të shekullit të 18-të. Ajo tha se vlera materiale ishte e ulët, por vlera historike dhe kulturore ishte e pamundur të vlerësohej.

Policia gjermane tha se kishte lajmëruar vendet fqinje që të rrisnin vigjilencën dhe të mbyllnin autostradat. Një makinë u gjet e djegur më vonë, por policia tha që po hetonte nëse ishte e lidhur me incidentin. ©LAPSI.al

Green Vault display Image result for dresden robbery Image result for dresden robbery Image result for dresden robbery Image result for dresden robbery Related image

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *