• |
ide | kryesore

Video/ Flamengo fiton kampionatin pa luajtur, ndërsa feston Libertadores: det kuqezi dhe përplasje me policinë

Sport, Video



Është viti i Flamengo, që festoi në Rio triumfin në finalen e Kupës Libertadores e, në të njëjtën kohë, edhe pa luajtur, u bë kampion i Brazilit. Skuadra e vetme që mund ti kalonte kuqezinjtë në klasifikim, Palmeiras, është mundur 2-1 nga Gremio. Kështu, katër javë nga fundi i ‘Brasilerao’, skuadra e Jorge Jesus e Gabigol ka 13 pikë (81 kundër 68) avantazh ndaj Palmeiras e është matematikisht kampion. Kishte që nga 1963, e pra nga koha e Santos të Pelè, që një skuadër braziliane nuk fitonte në të njëjtin vit titullin kampion dhe Libertadores.

Qindra mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e Rio, e në vecanti bulevardin Presidente Vargas, në pritje të kalimit të autobusit me lojtarët e stafin teknik të Flamengo, të kthyer nga triumfi në finalen e Libertadores kundër River Plate. Mjetet kanë lëvizur shumë ngadalë mes një turme që kishte formuar një mur njerëzor. Entuziazmi në majë për heronjtë e Flamengo, por pas 3 orë e gjysëm, drejt fundit të paradës, disa tifozë tentuar të kalojnë bllokun e krijuar nga forcat e rendit për të përmbajtur turmën, duke u konfrontuar. Sende të forta të hedhura e gas lotues u shkëmbyen mes agjentëve dhe tifozëve.

https://www.youtube.com/watch?v=-g8YuaOMHnA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *