• |
ide | kryesore

(VIDEO) Flet gjyqtari që i dogjën makinën në Shkodër: Ta harrojnë se më bëjnë presion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi persona ende të paidentifikuar i dogjën makinën mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër Andri Ymeri.

Në një prononcim për mediat ai tha se zjarrëvënia ka lidhje me detyrën e tij.

Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se mund të më bëjnë presion” – tha Ymeri pak pas marrjes në pyetje për ngjarjen.

Andri Ymeri theksoi se në punën e tij gjyqtari është i përgatitur për çdo gjë.

Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Ne duhet të jemi të përmbajtur dhe çfarë kisha për të thënë, i thashë në polici. Normalisht që ngjarja ka lidhje me detyrën, por unë nuk tërhiqem. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari.

Ka qenë ora 23:48 e mbrëmjes së kaluar kur dyshohet se dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe pasi e kanë lyer atë me lëndë djegëse benzinë, i kanë vënë flakën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *