• |
ide | kryesore

Basha: Thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.

Ai iu shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës dhe u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

POSTIMI I BASHËS

Të dashur bashkëqytetarë!
Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha.
Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës, dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.Ne po bëjmë gjithçka që t’i gjendemi pranë çdo shqiptari në këtë fatkeqësi dhe tronditje të madhe të përbashkët.
ZERO interpretim politik nuk kam sot, përveçse një thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.

Vëllezër dhe motra!
Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar! Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.

Respekt, mirënjohje dhe mbështetje totale mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, personelit të strukturave të emergjencës, kompanive që po ndihmojnë me çfarë munden për të përballuar këtë situatë të rëndë. Të gjithë bashkë si një familje e madhe, pa asnjë dallim, do t’ia dalim!



4 Comments

  1. Qeveria për momentin është e pamundur, pas orgjisë së mbrëmshme për festimin e promovimit të luftës kundër KÇK.

  2. E PARA:

    Gabim logjik ne shprehjen e Bashes: “XERO INTERPRETIM POLITIK NUK KAM SOT”- sepse fjala ” xero ” dhe ” nuk” shprehin te njejten gje pra mohimin dhe sipas ligjeve te logjikes formale dy mohime bejne nje pohim.

    E DYTA:

    Gabim ne logjiken politike dhe njerzore ne shprehjen tjeter te Bashes : “SOLIDARITET TE PAKURSYER SI VELLEZER TE NJE GJAKU,TE NJE KOMBI NE KRAH TE NJERZVE”- sepse edhe ata te Unazes se Re e shume unazave te tjera qe qe termeti u erdhi jo nga Perendia por nga QEVERIA ishin vellezer te nje gjaku e te nje kombi dhe per me teper edhe ata ishin njerez si une si ti si KM dhe u lane ne meshiren e te PAMESHIREMESHIT.

  3. Ti o Basha o krominel , ju bene thirrje militanteve tuaj te ngrihen ne protesta per ta shkaterruar Shqiperine dhe jo per tu ngritur ne ndihme te popullit tani qe ra termeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *