• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini/ 40 të vdekur dhe njerëz ende nën rrënoja

-Instant, Kryesore, Lajme



VIDEO e tmerrit, shihni si u drodhëm sot në mëngjes

Termeti i forte 6.4 balle duket se nuk ka kaluar pa dëme në njerëz (40 te vdekur) dhe banesa duke, numeruar deri me tani 600 të plagosur dhe mbi 42 të shpëtuar. Një pallat 6 katësh në Durrës  dhe një hotel në plazh janë shëmbur plotësisht, ndërkohë që ende kërkohe njerëz të mbetur nën rrënoja.

Në lagjen nr.18 në Durrës po vazhdojnë operacione shpëtimi për të nxjerrë banorët nga rrënojat e nje ndertese me shembje te shteses se nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa pallate te rrezuara ne Thumane.

Flet sizmiologu grek që parashikoi këto tërmete/ Çpritet të ndodhë në vazhdim

Zjarrfikesit, efektivet FA dhe specialistë të ardhur nga jashtë po punojnë për të ndihmuar banorët nën rrënoja.

Një gjyshe që ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse. Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenëende nën rrënoja në godinat e shembura.

Urgjente tërmeti/Prindër, sot s’ka shkollë për fëmijët

Nuk dihet ende situata e saktë por deri më tani ka 40 viktima.

Viktimat e identifikuar deri tani

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

 2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

11-Bukurie Leka

12-Sardi Çukoa

13-Isa Abazi

14-Shemsi Abazi

©Lapsi.al

Masat emergjente/Si të ruhesh nga tërmeti

 

Trupi i pajetePallatii shembur ne Durres (1)Pallatii shembur ne Durres (6)Pallatii shembur ne Durres (5)Pallatii shembur ne Durres (4)Pallatii shembur ne Durres (3)

 



16 Comments

  1. Para 2 muajsh ra nje termet i cili nuk pati viktima por ishte nje zgjim per te vleresuar gjendjen

    Ne shqiperi ka me mijra ndertesa jashte parametrave cfare beri Qeveria pas nje alarmi kaq evident???

    Pallate dhe ndertesa qe jane duke u shembur nga bresheri ka plot.

    Pervec nderprerjes se mesimit kur bie termet , kur eshte ftohte, kur ka viroza, qeveria nuk merr asnje hap apo mase apo pergatitje per te parandaluar apo per te qene ne gatishmeri.
    Atyre ne floq te korces ende ne shi jane pa asnje strehe.
    Cfare pret qeveria qe ta marre lumi shqiperine qe te shpetoje nje here e mire??

    1. ca te behet sipas teje daku? te prishen ter ndertesat pa parametra teknike. ok po ku do i strehosh mijera njerez qe ngelen pa shtepi? tja ndertoje shteti? ok, je gati ti te rriten taksat e ti paguash keto shtepi?

      1. Ka ai shteti yt lek droge sa per te bere 10 Durrsa nga e para o maskara.. Si mer nuk ra termeti te kongresi rilindasve te kishim shpetu nga ju o kancera te ketij vendi

    2. Sa i shemtuar, i peshtire, bosh , fake ishte sot ai cope kryeminister qe kemi. Si zbuloi per dy ore se sa nuk di te jete nje burre shteti. Se si nuk ka shtet. Fare . Zero. Mjerim ata police te gjore e forca te paspecalizuara qe kerkonin ne rrenoja pa piken e idese se si duhej bere ajo pune. Te varfer, te lodhur, te zymte , te paveshur me veshjet e duhura, te paditur. Aty e tregove shtetin edi rama. Ngri kulla o kaqol , ngri kulla per zamirin e kastratin dhe vish adidas e yammamoto per nje xhiro nga bunkeri jot ne spitalin e atyre te shkreteve. Nuk ta fshehte dot fytyra fare bezdine, paaftesine, padashurine. Ishe i zbrazet, sic je ne fakt. As do tia dish per njeriun ti. Fat i keq, shume i keq qe nuk pa nje burre shteti ne krye ky vend. Si je zbuluar sot. Ti drejton nje fis , nje bande, nje shpure hajdutesh e servilesh qe gjithnje e me pak jane ne numer. Por nuk drejtove dot kurre nje shtet se nuk e kupton shtetin ti. Do kocke burri shteti. Ah si te ka dale zbuluar mungesa totale shtetit sot. Sa turp per syte e atyre qe erdhen per ndihme e per syte e botes. Cfare mjerimi pane.

  2. Nqs prisni nga qeveria ,jeni te vdekur.Ka vdekur ajo kohe qe qeveria e mbaronte nje pallat per 2 muaj.Ishim te varfer por Jo pa strehe.

  3. Nuk lame vend pa ndertuar kisha e xhamija,sinagoga dhe duru….sic duket perendia nuk na fal.Do te kemi bere nje Gjynah te madh qe nuk na do.Ndoshta varrimet dhe c’varrimet jane domethenese te karakterit te njeriut.

  4. Ishallah Zoti i dhente force dhe besim te gjithe Shqiptareve por sidomos te lenduarve dhe familjeve te viktimave .

    1. Zoti e ka denuar Shqiperine, shih si jane bere njerzit ujq per njeri-tjetrin dhe cfare udheheqsash kemi. Zoti denon dhe kur vjen nuk e merr veten per gjithe jeten!

  5. Ndoshta jemi nje nga vendet me te papregatitura per te perballuar situata te tilla te emergjences, pasi shteti nuk funksionon sic duhet dhe qeveria eshte thjesht ne leter. Largimi i shume special;isteve jashte dhe mosfunksionimi si duhet i Grupit te emergjencave civile e ben te veshtire perballimin e situatave te tilla. Ngushellime per familjet qe humben te afermit e tyre dhe shpresoj te mbaroj me kaq.

  6. I shpreh ngushellimet familjeve, i dhente Zoti forca dhe shpresoj qe ndihmat t’i arrijne sa me shpejt. Dhe faleminderit Kosoves dhe vendeve te tjera qe po na gjenden prane.

  7. O debilat e kalemit, po ku e keni mesuar shqipen ju se po helmoni njerezit po helmoni? Po cfare logjike ka te shkruash “duket se termeti nuk ka kaluar pa deme” kur i ke te vdekurit para syve dhe germadhat rretheqark? Juve ju ka ra termeti ne tru që te vegjel ju ka ra!

  8. Separi ngushellime familjeve te viktimave.Perendia u ndihmofte.
    Kisha nji pyetje , ky termeti a vetem ne qytete ka rane apo edhe ne katunde?Asgja nuk kam ndegju per gjendjen neper katunde ?????
    Sa per qeverine , fjale shume e pune hiç…….
    Kur e di qe je ne nji vend me rreziqe sismike ,çdo qeveri qe qeveris siç duhet merr masa para se me ndodh diçka por keta tonet kane qene te zane me ……. (e kompletoni vete)!!!!!!

  9. qepeni gojen o hale portalesh. mbylleni halen, boll folet per poltik, te paketn keto dit. direkte ne pun suflaket. boll se na e shpifet. rip per viktimat e ngushellime te afermeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *