• |
ide | kryesore

Futbolli në krah viktimave të tërmetit: Presidenti i FSHF tregon ndihmën e ofruar nga Uefa dhe jo vetëm

F1, Sport



“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre”. Me këto fjalë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur dhimbjen dhe mbështetjen për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i fuqishëm që zgjoi Shqipërinë mëngjesit e sotëm, duke shkaktuar dëme materiale dhe fatkeqësisht humbjen e jetë njerëzish. “Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku!”, ka theksuar numri 1 i qeverisë së futbollit në vend, që ka bërë të ditur edhe mbështetjen e komunitetit të futbollit për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

“Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë.

Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *