• |
ide | kryesore

I ati i Cavanit nxit Matador të largohet nga Parisi: “Aty Champions nuk do ta fitosh kurrë”

Sport



Nuk është një moment i lehtë për Edinson Cavani, në skadencë kontrate me Psg e i rrëzuar në hierarkitë e Tuchel, pas shpërthimit të Mauro Icardi. Përvec kritikave të tifozëve e mediave, kanë ardhur edhe ato nga i ati Luis. “Më thotë gjithnjë se jam një tip negativ. I kam thënë se do të fitonte të gjitha kupat e mundshme në Francë, por kurrë një Champions – ka shpjeguar ai për ‘Uruguayos: los otros’ -. Në futboll nuk fitohet vetëm me para”.

Në fillim dëmtimi në fund të gushtit, pastaj shpërthimi i Icardi e tani, me kontratën në skadencë në qershor 2020, e ardhja tek Psg e Cavani është e varur në një fije. E pabesueshme si situatë, kur flitet për sulmuesin më të mirë në Ligue 1 në historinë e parisienëve, që nga 2013 ka fituar 5 tituj kampion, 4 Kupa të Francës, 5 kupa të ligës franceze e 6 superkupa franceze.

Ashtu si kishte parashikuar i ati Luis, me shumë mundësi më i lumturi nëse i biri do të ndryshojë klub në fund të sezonit. “Po vdes nga dëshira për të fituar Champions – ka shpjeguar Luis – Nëse shkon në shtëpinë e tij, mbi tavolinë ka të shkruar objektivin të fitojë Champions me Psg”. Si duken gjërat, kjo e këtij viti do të jetë tentativa e fundit për Matador të thyejë profecinë e të atit, në kohën kur rivali Icardi po fiton fanellën e titullarit me zhurmë golash (10 deri tani).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *