• |
ide | kryesore

Infarkt në tribunë, tifozin e shpëton… asistenti i ndeshjes

Sport



Një tifoz 71vjecar, tani i shtruar në terapi intensive në spitalin rajonal të Torrette, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kardiokirurgjike, jeton për mrekulli vetëm falë ndihmës së paimagjinuar në stadium. Në momentin që burri është ndjerë keq, ndiqte një ndeshje në stadiumin e Ancona, por vendimtare ka qenë ndërhyrja e asistentit 29 vjecar që bashkë me një infermier prezent në shkallët e stadiumit ka dhënë ndihmën e parë, në pritje të urgjencës.

Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Sassoferrato, në përfundim të takimit Sassoferrato Genga-Marina, e vlefshme për kampionatin Eccellenza e fituar nga vendasit 2-1. Skuadrat po futeshin në dhomat e zhyveshjes kur një spektator 71 vjecar, ish-lojtar e ish drejtues i Marina, gjithnjë në ndjekje të skuadrës, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në tribunë. Përpara kësaj skene, është vënë në veprim Andrea Pizzuti, asistent arbitri 29 vjecar, që sapo kishte përfunduar ndeshjen, por sic duket ende jo misionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *