• |
ide | kryesore

Mbarë Europa solidare me fatkeqsinë shqiptare (reagimet)

-Instant, Kryesore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehu keqardhje për viktimat e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Në facebook, me një postim në shqip Macron shkruan se Franca është sot solidare me Shqipërinë dhe se po dërgojnë ekipe të sigurisë civile, si dhe specialistë të forcave zjarrfikëse.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkruan Macron.
Ndihmat e para janë nisur ndërkohë drejt  Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionët me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova  po ndihmon. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”. Autoritete të larta nga Kosova kanë bërë të ditur dërgimin e forcave të ushtrisë dhe emergjencës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas njoftimeve, ka vënë në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës. Njoftimi vjen nga zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë. Nga Mali i Zi dhe nga Serbia janë nisur dy ekipe të specializuara për shpëtimin në raste katastrofash. Nga Rumania janë nisur ndërkohë dy aeroplanë ushtarakë shpëtimi, pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe ndihmat nga Turqia.

Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”Solidaritet me Shqipërinë ka treguar edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Austri, dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz. “Mendimet e lutjet e mia janë me shqiptarët, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit. Ne jemi të gatshëm për ndihmë.”

Edhe kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, i cili ka telefonuar kryeministrin Rama për të ofruar ndihmë, shkruan në twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë.” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po ashtu ka ofruar ndihma në një telefonatë me kryeministrin Rama. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë.”

15 Comments

  1. Falenderojme te gjitha vendet,e sidomos ato fqinje me ne,per solidaritetin qe tregojne per fatkeqsine qe i ndodhi popullit tone,si dhe per ndihmat qe kane nisur dhe do te dergojne per te demtuarit,prej termetit.I gjithe ky solidaritet,po behet nga e gjithe europa,ndersa qeveria jone,akoma nuk ka ndermend te shpalle gjendjen e jashtzakoneshme.Kjo duhej bere,menjehere,ndersa me vone te shpallej dite zije per viktimat.Kesaj i thone,me afer qenka fqinji,se sa i yti (qeverija).Nese nuk shpallet gjendja e jashtzakoneshme,tani,kur duhet te shpallet,kur te rrafshohet (larg qofte) e gjithe Shqiperia? Qeveria,ne te tilla rrethana,duhet te tregoje fytyren e san.Nese nuk tregohet e pergjegjeshme,te shporret, ndryshe te qerrohet me force.

  2. Nese te huajt shprehin nje solidaritet njerezor, qofte edhe me fjale faleminderit, nese shqiptaret kontribuojne me c’te mundin, shume faleminderit per fisnikerine dhe solidaritetin por une dhe cdo shqiptar, nuk i paguaj taksat, disa qindra mije leke ne vit (paguajme takse 20% per cdo gje, me perjashtim te ajrit, duke perfshire edhe ujin sanitar qe here vjen dhe here jo, ne cezmat tona) as per show televiziv dhe as per personat qe jane ne krye te qeverise, si persona private (se ata nuk meritojne asnje qindarke) por si drejtues te qeverise, qe te kujdesen per kete popull. Zgjidhja nuk gjendet ne solidaritetin ndermjet te varferve, por anullo menjehere PPP dhene oligarkeve te paskrupull, rreth 3 miliard €. Kthehini mbrapsht taksat qe te demtuarit nga terrmeti te kane paguar sepse keto taksa per kete gje jane mbledhur dhe nuk jane para per tu perdorur nga ju si t’iu deshiroj qejfi. Nje funderine oligarkike, qe ka nje kompani sigurimesh, po jep interviste televizive, rreth sigurimit nga terrmetet, priteni kur te na vendosin edhe nje takse tjeter keta derra te pangishem, te cilet kerkojne te fitojne para edhe mbi fatkeqesine e ketij populli fatkeq.

  3. Akoma me “t’huajt”.. Keta do vijne si kofini pas te vjeli…turizem katastrofik..Shqipetaret duhet ta gjejne forcen ne mes vetes..Jo te merremi me kilet e dhuruara te miellit qe nuk shtojne e heqin gje..

    1. Emu, ne duhet te jemi mirënjohës per çdo ndihme te huaj, qofte edhe per nje kile miell, kur ke nje qeveri horrash.
      Pasi te qetësohen gjerat pastaj te shohim te gjejmë forca tek vetja, po e beme dot. Por ne si popull duhet te bejme lavazh te thellë te vetvetes dhe nje lutje popullore drejt Zotit tek sheshi qe te na falë poshtersite dhe mos te na denoje prap.

  4. Ndihma me e madhe, materiale por me se shumti morale na ka ardhur nga vellezerit Kosovre,. Faleminderit Kosove. Gjaku nuk behet uje.
    Jemi nje gjak, nje komb, nje familje e madhe. Kete shiko o plehre ripjellese KM.

  5. Europa solidare ?!?!?! hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

  6. Ti o miri bashke me shpellaret e tu keni nje vit qe shani shtetet e europes o te qifte Europa dhe kina cfare te mban pragu dhe fisi me burra e gra o kelyshi salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu