• |
ide | kryesore

Momentet e panikut të Selena-s para se të dilte në skenë (Video)

Paparazzi, Slider



Performanca e Selena-s në “American Music Awards” u pasua nga kritika pafund dhe shumica prej tyre e quajtën këngëtaren të stonuar.

Interneti u tregua i ashpër, por duket se diçka ka ndodhur para se Selena të dilte në skenë. Burime për E!News bëjnë me dije se këngëtarja ka patur probleme emocionale pak para performancës. Gomez është përfshirë në atake paniku dhe për pasojë kjo mund të ketë ndikuar në stonimin e famshëm.

Fatkeqësisht, çfarë ka ndodhur bën sens. Hera e fundit që Selena performoi në “American Music Awards” ishte 2017-të!

Pak pas performancës, Selena nxitoi të ndante me ndjekësit e saj foto nga veshja dhe tapeti i kuq.

“Ndjesi e bukur të rikthehesh. Faleminderit gjithë skuadrës dhe fansave të mi. E gjithë kjo është për ju dhe prej jush. E emocionuar për këtë kapitull!”- shkruan Gomez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *