• |
ide | kryesore

Pandi Majko shfrytëzon tërmetin për ti futur një kunjë Ramës

-Instant, Të fundit



Megjithëse në një ditë fatkeqësie si kjo politikanëve nuk u lejohet të përdorin faktet për politikë, Pandeli Majko nuk ka duruar pa i futur një kunjë kryeministrit Rama. Ai ka botuar në Facebook një foto të forcave të amatosura të Kosovës që kanë hyrë në tokën shqiptare për të ndihmuar për zvogëlimin e pasojave të tërmetit. “Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen”- ka shkruar Majko duke ironizuar Ramën i cili thotë se po e bën sShengenin ballkanik për të fshirë kufirin mes dy vendeve. Sipas ministirit të Diasporës ky kufi ka rënë me kohë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. O Majko po pse jeni kaq ters. Ti dhe ai udheheqesi yt demon vec fatekeqesi kemi pare nga ju. E parashikoi pinjolli i tiranes lali eri pasi kishte shkuar dje per tu dhene kurajo te demtuarve nga termeti i shtatorit. U dha kurajo se kjo na duhet ne ditet ne vazhdim. Po ka Zot le tu marre ju me gjithe soj e sorrollop e jo ata engjejt e vegjel qe po i pret parajsa. Po ju a keni pyetur veten se cfare u pret. Pak rendesi ka nese ke luks ne surel ne fund te dites edhe ju dy derrasa dhe dy metra dhe do merrni. Po cfare ju pret kur te shkoni ne banesen e perjetshme. Uroj ferrin flakerues te dante aligerit

      1. Shko bëj ndonjë shkollë të hajrit që të edukohesh, pastaj të ta besojmë se vërtet je kaq i dhimbsur.

  2. Nuk dua te bej sot politike e te kritikoj “Shengenin ne tentative” te Rames,se sot vetem duhet te lutemi per te plagosurit dhe qe te mos kete te tjera viktima, por me sa kuptoj Majko ka dashur te thote qe nuk ka nevoje per Minishengen per Serbine,qe te kemi nevoje per ndihmen e serbeve ne raste fatkeqesish,sepse Rama e perdori edhe kete “arsye” se pse duhet Shengeni. Eshte me shume se sa kunje. Bravo Majko,Pozicioni yt si dhe i te gjithe partive dhe politikaneve shqiptare kunder Minishengenit, ka shume vlere. Boll kemi njeri tjetrin, sna duhen serbet. Gjithsesi falje, qe dola nga tema, Zoti qofte me te lenduarit sot.Edhe njehere ngushellime per cdo familje qe sot kaa humbur te dashurit.Behuni te forte

  3. Si njeri eshte pozitiv por asnjeher nuk ka pas force qe te perballet me ‘eproret” . Perball eproreve gjithmone butakun apo jargamanin ka bere . Di gje njeri se me ç’merret ky apo ministria e tij ? Ka zene nje qoshe dhe fle gjume .

  4. Edhe pandka ben ca leka.
    Po vari karin ketyre.

    Dhimbje per njerezit qe iken.
    Jepini dashuri njeri tjetrit, jeta nuk eshte kaq e gjate.
    Lartesojeni shpirtin me dhembshuri dhe kujtoni ata qe iken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *