• |
ide | kryesore

Pasojat e tërmetit/ Nuk ka futboll në fundjavë: FSHF merr vendimin

F1, Sport



Nuk do të ketë futboll këtë fundjavë, si pasojë e gjendjes së krijuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar 20 viktima dhe dëme të shumta materiale, e në shenjë solidariteti me familjet e viktimave. Federata Shqiptare e Futbollit e ka bërë publik lajmin se “për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë”.

“Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë”, shkruhet në komunikatën për shtyp të FSHF-së.

Sektori Garave në FSHF nuk ka marrë ende një vendim se kur mund të rikuperojë javën e shtyrë, gjë që në fakt, sipas asaj që bën të ditur institucioni që drejton futbollin, do ta bëjë në ditët në vazhdim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *